Erion Isai, aktori dhe autori i rubrikës “BE Coffee” në Tv Klan dhe drejtor i Teatrit të Kukullave, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” ku i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve. Ishte Etjeni i cili e vendosi disi në siklet aktorin e njohur.

Etjeni: “

Është më mirë të jesh drejtor i Klanit apo drejtor i Teatrit të Kukullave”?

Erion Isai:

“Për momentin jam mirë aty, se drejtori i Klanit është me mandat të përjetshëm. Sandri, nuk e kam si ambicie”.

Sa i përket angazhimit të tij me Besin dhe Olsin në “BE Coffee”, Xheison e zuri në befasi duke i thënë: “

Ti do më shumë Besin se sa Olsin. E di se me atë rri më shumë”

.

/tvklan.al