Karriera e Sergio Aguero është vënë seriozisht në pikëpyetje. Problemet e shfaqura së fundmi në zemër konfirmojnë që argjentinasi të mos zbresë në fushë për të paktën tre muajt e ardhshëm. Por duket se situata është më e ndërlikuar nga sa ishte menduar fillimisht.

Sipas asaj që raporton “Catalunja Radio” patologjia e tij është serioze dhe pesimizmi rritet. Në fakt, sipas radios katalanase, opsioni që ai të mos luajë më futboll është real.

Futbollistit argjentinas tashmë i është thënë se patologjia e tij mund të jetë e papajtueshme me praktikën sportive profesionale. Në fakt, Barcelona ka pasur një tjetër problem kardiologjik javët e fundit, por krejt ndryshe nga ai i Aguero, futbollistja Hansen kishte aritmi beninje dhe tashmë është operuar.

Ajo mund të luajë pa problem, ndërsa një gjë të tillë nuk mund ta bëjë El Kun Aguero, pasi problemi kardiologjik i tij është më i rëndë dhe aktiviteti futbollistik do sillte komplikacione për lojtarin.

Klan News