Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Europa nuk mund të mbështetet më tek SHBA-të dhe Britania e Madhe pas zgjedhjes së Presidentit Trump dhe Brexitit.

Merkel tha se ajo dëshironte marrëdhënie miqësore me të dy vendet sikundër edhe Rusinë, por Europa tani duhet “

të luftojë për fatin e vet

”.

Këto komente vijnë pas dështimit të G7-ës në angazhimin për marrëveshjen klimatike Paris 2015. Merkel tha se bisedimet ishin shumë të vështira, ndërsa Trump ka bërë të ditur se vendimin përfundimtar mbi këtë çështje do ta japë javën që vjen.  

Kohët kur ne mund të mbështeteshim komplet tek të tjerët po marrin fund. Këtë e kam përjetuar në ditët e fundit

”, tha Merkel gjatë një mittingu për zgjedhjet në Munih, në Gjermaninë jugore.

Damien McGuinness i BBC-së nga Berlini, tha se komentet janë një shenjë e këmbënguljes në rritje brenda Bashkimit Evopian.

Merkel tha se tashmë prioritet për të do të ishte marrëdhënia me presidentin e ri francez, Emmanuel Macron.

Me Britaninë që pritet të dalë nga Bashkimi Evropian dhe me Trumpin që ka këndvështrime të ndryshme nga liderët evropianë për shumë çështje, përfshirë Rusinë, Merkel duket se do të lidhet më shumë me liderin e ri francez, me të cilin ndajnë shqetësime dhe pikëpamje të ngjashme. /tvklan.al