Lionel Messi shkëlqeu në fitoren 4 – 0 të Barcelona me Manchester City në Champions League. Sumuesi i katalanasve shënoi 3 herë duke e bërë të hidhur rikthimin e Pep Guardiola në “Camp Nou”. Të dy ekipet e mbyllën me 10 futbollistë në fushë sfidën për shkak kartonësh.

Neymar i cili humbi një 11-metërsh gjatë pjesës së dytë realizoi më pas golin e fundit të Barcelona. Skuadra katalanase udhëheq Grupin C me pikë të plota. Arsenal dërrmoi Ludogorets duke e mundur me rezultatin 6 – 0.

Mesut Ozil realizoi 3 nga golat. Arsenal është në vendin e parë në Grupin A në kuotën e 7 pikëve, aq sa Paris Saint Germain. Atletico Madrid arriti një tjetër fitore minimale 1 – 0, kësaj here në fushën e Rostov. Bayern Munchen mundi PSV Eindhoven me rezultatin 4 – 1. Grupi D kryesohet nga Atletico Madrid. Napoli ruan vendin e parë në Grupin B, pavarësisht humbjes 3 – 2 në shtëpi me Besiktas. Elseid Hysaj qëndroi në stol në këtë sfidë./ TV KLAN