Argjentinasi nuk e shikon të ardhmen në Paris, dëshiron të bëhet drejtori teknik i blaugranave

Lionel Messi u largua nga Barcelona në Gusht, por që tani ai po mendon rikthimin në “Camp Nou”.

Argjentinasit i mungon gjithçka nga kryeqyteti katalanas. Në një intervistë për gazetën sportive “Sport”, ai e pranon se sapo të mbarojë kontratën me PSG-në, do të transferohet në Barcelonë.

Fjalë që gëzojnë fansat katalanas, e që shqetësojnë drejtuesit dhe tifozët parisienë, që kanë thurur ëndrra me “Pleshtin” në klub.

“Nuk e di se kur do të përfundojë kontrata ime me PSG-në. Por e sigurtë është se ne do të shkojmë të jetojmë në Barcelonë, jeta jonë do jetë atje. Këshdu duam unë dhe gruaja ime”.

Ikona blaugrana shton se ai do të dëshironte shumë që në një të ardhme të bëhej drejtori teknik i Barçës.

Messi iu përgjigj edhe pretendimeve të Presidentit Juan Laporta, se ky i fundit kishte shpresuar që argjentinasi të luante falas.

“Kurrë nuk m’u kërkua që të luaja pa u paguar.M’u kërkua që rroga të më ulej me 50% dhe e bëra pa asnjë problem. Donim ta ndihmonim klubin më shumë. Familja ime dhe unë donim të rrinim në Barcelonë. Mendoj se çfarë tha presidenti ishte e pavend. Fjalët e tij më vranë!”.

Messi ka firmosur për dy vite me gjigandët parisienë, me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër vit.

Klan News