Argjentinasi ka probleme fizike dhe stafi mjekësor vendosi që ta lërë të pushojë

Lionel Messi është lënë jashtë grupit me 21 futbollistë që trajneri Mauricio Pocchettino ka grumbulluar për takimin në transfertë të mërkurën kundër Lajpcigut në Ligën e Kampioneve.

Problemet për argjentinasin vazhdojnë, ndërsa tani ai ka shqetësime në kofshën e majtë dhe në gju, sipas njoftimtit të klubit.

Sulmuesi u nxorr nga loja në fund të pjesës së parë në përballjen kundër Lilës të premten.

Trajneri Pocchettino sqaroi se zëvenësimi u bë si masë paraprapke për të shmangur probleme të mëtejshme.

Messi ishte larg formës së tij të zakonshme në takimnin e fundit të Ligue 1 të fituar 2-1 dhe dështoi që të linte shenjë.

Futbollisti kishte shqetësime para ndeshjes, ndërsa të enjten mungoi në stërvitje. Stafi mjekësor i dha lejen për të luajtur, por shqetësimet fizike u shfaqën sërish, e duket se aktivizimi mund t’i ketë hapur punë gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”.

“Pleshti” ka shënuar tre gola në Ligën e Kampioneve, por asnjë në kampionat.

Klan News