A do të vazhdojë Lionel Messi të luajë me Barcelona pas verës së vitit 2018?

Gazeta “Marca” zbulon një fakt interesant. Argjentinasi nuk pranoi të zgjaste kontratën kur iu bë një ofertë në muajin Korrik. Messi ishte me pushime në Ibiza në ato çaste duke i thënë drejtuesve se kërkon kohë të mendohet.

Gazeta sportive madrilene hedh dyshime duke shtuar se në këtë mënyrë po vlerëson mundësinë e largimit nga Barcelona, pjesë e të cilës është prej moshës 13-vjeçare.

Lionel Messi është një synim i Manchester City ku trajner është Pep Guardiola, një njohje e vjetër, pasi me të fitoi shumë trofe. Drejtuesit e klubit katalanas kanë thënë vazhdimisht se rinovimi është thjeshtë çështje kohe, por ende nuk ka një firmë në marrëveshje. Mediat shkruajnë vazhdimisht për oferta në drejtim të tij, që janë refuzuar.

Tv Klan