Skuadra e argjentinasit në çerekfinalet e Champions League amerikane

Lionel Messi synon tani Champions në kontinentin amerikan, pasi u shpall herë kampion në Europë.

Inter Miami u kualifikua në çerekfinalet e turneut më të rëndësishëm për klube në Amerikën Veriore dhe Qendrore, pasi mundi 3 – 1 Nashville, ndërsa takimi i parë ishte mbyllur në barazim 2 – 2. Messi në këtë sfidë të zhvilluar në Florida realizoi gol dhe ndihmoi Suarez të shënonte.

I vetmi shqetësim në këtë ndeshje te Inter Miami ishte zëvendësimi i Lionel Messi në minutën e 50’, për shkak të problemeve me gjurin.

Në 5 ndeshje të këtij sezoni Messi ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asiste. Inter Miami do të presë në çerekfinale të kualifikuarin e sfidës Cincinnati – Monterrey.

Tv Klan