Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike komisionerin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn. Ka qenë vetë kreu i Kuvendit ai që ka telefonuar zyrtarin evropian për ta njoftuar për zhvillimet e fundit.

“Meta e informoi zotin Hahn mbi takimin e djeshëm me Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e PD-së, Basha. Meta e informoi Komisionerin Hahn mbi diskutimet në nivel ekspertesh mbrëmjen e djeshme”, theksohet në një njoftim nga Kuvendi.

Në bisedën telefonike, kreu i Kuvendit ka njoftuar një nga zyrtarët më të lartë të BE-së se reforma në drejtësi është çështja e parë, e rendit të ditës se Kuvendit me datën 21 korrik. Meta kështu garantoi Brukselin se kompromisi është shume pranë dhe se reforma do të miratohet me konsensus bazuar mbi propozimin hibrid.

Ndërkohë në këtë bisedë, sipas njoftimit nga Kuvendi, thuhet se komisioneri Hahn e ka bërë të qartë se pret miratimin e reformës dhe se liderët shqiptare duhet të marrin përgjegjësi.

 /tvklan.al