Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta uron të gjithë besimtarët myslimanë për një agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm!

Ai uron që ky muaj i sakrificës të sjellë në zemrat e tyre më shumë dashuri për njëri-tjetrin, më shumë paqe sociale dhe besim, më shumë gëzim në familjet e tyre dhe shëndet e më shumë solidaritet për të gjithë ata që sot ndjejnë nevojë për më shumë vëmëndje, përkujdesje e përkushtim.