Në Konventën e parë pasi u rikonfirmua si Kryetar i LSI me tone shumë optimiste dhe konsesuale, Ilir Meta lë të kuptohet se vijimin i koalicionit me Edi Ramën është më se i mundshëm. Edhe pse renditi shumë probleme që ka patur në këto 4 vite bashkëpunim Meta vlerëson se shumë çështje presin ende të zgjidhen nën qeverisjen e dy partive të majta.

Por pavaresisht se e sheh të ardhmen përkrah Edi Ramës, kjo nuk e pengon aspak Ilir Metën që të rendisë një sërë çështjesh problematike, që opozita i ka si kauza të luftës politike për keqqeverisjen e Ramës. Dhe një nga këto është dhe trafiku i kanabisit për të cilin Meta propozon një pakt politik për t’i dhënë fund.

Meta bën propozime konkrete për Reformën Zgjedhore, që sipas tij do i jepnin fund kriminalizimit të parlamentit, një nga çështjet më të rënda që ka përfshirë politikën, sipas tij, që prej zgjedhjeve të 2013.

Ndryshe nga Kryeministri Rama, Meta mendon dhe për politikën e ndjekur në raport me marrëdhëniet me Greqinë.

Ilir Meta kërkoi zbatimin sa më parë të Reformës në Drejtësi pa u ndalur aspak në analizën e zhvillimeve politike që po e pengojnë atë ndërsa kërkoi konsensus me shoqerinë civile për Ligjin e Importit të Mbetjeve.

Tv Klan