Deklaratës së kryeministrit në Korçë se Partia Socialiste do të marrë e vetme 71 mandate Ilir Meta iu përgjigj në studion e emisionit “Zonë e Lirë”, ku ndonëse i përmbajtur shpjegoi me nota humori se nga buron ky optimizëm i kryeministrit.

I bindur se LSI do të dalë forcë e parë edhe pse nuk drejtohet prej tij, Meta mendon se marrëveshja Rama-Basha është e ngjashme me atë nënshkruar 9 vite më parë mes Ramës e Berishës, por që nuk do të ketë të njëjtin efekt për LSI-në.

Në qoftë se në 2008-n u përjetua si tragjedi, tani të gjithë e përjetojnë si komedi. Së dyti, janë dy realitete krejt të ndryshme. Dhe së treti, LSI-a nuk dëmtohet nga çdolloj manovre, apo ku di unë, për çështjen e koalicioneve”.

Sipas tij produkti i marrëveshjes që sipas tij buroi nga një krizë që mund të  ishte zgjidhur edhe me hërët  ishte ajo që LSI parashtroi si zgjidhje.

“Kur situata po acarohej më tej, LSI bëri propozimin që qeveria duhet të krijojë qeveri besimi për zgjedhjet, pra mund të jetë dhe kjo qeveri që është. Praktikisht kështu ndodhi. Edi Rama është kryeministër dhe z. Basha propozoj disa ministra teknikë në disa ministri”.

Meta tha se ish-kryeministri Berisha ka patur një rol pozitiv në zgjidhjen e krizës dhe nuk harroi të vlerësojë partneritetin me të gjatë bashkëqeverisjes PD-LSI.

Tv Klan