Një urim për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, Emmauel Macron ka marrë edhe nga kreu i Kuvendit, njëkohësisht dhe Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta. Në mesazhit e tij, Meta shprehet fitorja e Macron është shumë e rëndësishme, jo vetëm për kombin francez, por për të gjithë kombet e Evropës së Bashkuar.

Më tej, kryeparlamentari shprehet se Shqipëria do të mbështetet tek Franca dhe në veçanti tek Presidenca e tij, në përpjekjet e saj për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Europian.

Mesazhi i plotë:

“Kam privilegjin e madh që në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal t’Ju përgëzoj për fitoren tuaj plebishitare në garën për President i Republikës Franceze.

Fitorja juaj madhështore është shumë e rëndësishme, jo vetëm për kombin francez, por për të gjithë kombet e Evropës së Bashkuar.

Ajo riktheu shpresën dhe besimin se projekti më i madh i mbas Luftës së Dytë Botërore i paqes, bashkëjetesës e harmonisë mes kombeve, respektit të vlerave të ndërsjellta, do të mbetet projekti i së ardhmes evropiane.

Kam kënaqësinë t’ Ju konfirmoj, se Shqipëria do të mbështetet tek Franca dhe në veçanti tek Presidenca Juaj, në përpjekjet e saj për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Evropian.

Ju siguroj, zoti President i zgjedhur, se marrëdhëniet dypalëshe të miqësisë dhe të parneritetit mes dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen më tej dhe do të zhvillohen në fushat me interest ndërsjelltë.

Duke Ju uruar suksese në misionin tuaj të rëndësishëm, mbetem me shpresën të bashkëpunojmë ngushtë në të ardhmen për të ndarë së bashku mendimet për sfidat dypalëshe, rajonale dhe globale që na duhet të përballim sot

./tvklan.al