I shoqëruar nga deputetja socialiste, kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade, kryeparlamentari Ilir Meta është pritur në Vjenë nga presidentja e këshillit kombëtar të Austrise, Doris Bures.

Sipas njoftimit të zyrës se shtypit të kuvendit Meta e Bures kane folur për ecurinë procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë dhe po sipas njoftimit ata kanë ndarë bindjen e përbashkët se pikërisht progresi i kësaj reforme kyçe do t’i shërbejë ritmit të integrimit evropian, luftës ndaj korrupsionit, forcimit të shtetit ligjor dhe do të rrisë besueshmërinë e institucioneve shqiptare duke ndikuar dhe në drejtim të investimeve të huaja.

Vete Meta e falënderon Buresin për kontributin që dha Austri përmes misionit EURALIUS për reformën n2 drejtësi.

Ilir Meta:

Dua t’ju falënderoj në veçanti për mbështetjen që i jepni Shqipërisë, por edhe rajonit tonë për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Evropian në këto kohë plot sfida edhe për vetë unionin, por edhe për vetë Austrinë. Dhe njëkohësisht dua t’ju falënderoj në veçanti për mbështetjen aktive të Austrisë për reformën në drejtësi, ku Austria luan një rol mjaft aktiv edhe përmes misionin të Bashkimit Evropian, EURALIUS, në vendin tonë.

Këtë vit që përkon me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Austria merr dhe presidencën e radhës së OSBE, ndaj dhe kryeparlamentari Meta ka gjetur rastin për të thënë se i mbështet prioritet e kësaj presidence./ TV KLAN