Nga Durrësi ku LSI mbylli fushatën elektorale në këtë qytet, Ilir Meta akuzoi ish-aleatin e tij Edi Rama dhe “Rilindjen”, për të cilën tha se synim kishte kapjen e shtetit dhe jo rilindjen.

“A nuk e di gjithë populli i Durrësit se si janë vrarë njerëzit në mes të këtij qyteti dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Sepse policia u bë njësh me bandat. A nuk e di gjithë Durrësi se kush i fikë gjithë skanerat e doganave kur kalon droga në Itali. Ajo që u paraqit Rilindje ishte mavia  krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit”,

tha Meta.

Ilir Meta tha gjithashtu se më 25 qershor LSI do të marrë 1 milionë vota si kundërpërgjigje ndaj taksave të larta dhe shpenzimeve të qeverisë për fasada.

“Edhe 3 ditë për 1 milion grushta kundër oligarkisë dhe pabesi. Në 25 qershor populli shqiptar do tregojë se Ilir Meta dhe Tomy e Jerry kanë vetëm një votë, dhe janë 3 milion vota pushteti i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Durrësi dhe gjithë Shqipëria është ngritur në këmbë sepse taksat tuaja, borxhet që merren nuk mund të shpenzohen më për rrush, kumbulla, beton dhe fasada. Ato do të shpenzohen për të hapur 170 mijë vende të reja pune. Taksa të larta të Rilindjes vranë vendet e punës. Shkatërruan mbi 20 mijë biznese dhe ndërkohë që shumë hallexhinj u burgosën, oligarkët e Rilindjes i fshinë borxhet që kishin ndaj OSHEE dhe Tatimeve”

, u shpreh ish-kreu i LSI.

/tvklan.al