Skuadra e Milanit tashmë nuk do të jenë më pronësi të drejtuesit të saj legjendar, Silvio Berlusconi, por është në dikutime për t’ju shitur një bashkimi investitorësh kinez.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Berlusconi, i cili ka thënë se vetëm në dy vitet e para bashkimi i kompanive kineze do të paguajë rreth 400 milion euro, që janë shumë të vlefshme për klubin për të mbyllur borxhin e 750 milion eurove.

“Milani ka hyrë tashmë në rrugën drejt Kinës”, ka thënë ish-kryeministri italian pa e zbuluar indentitetin e blerësve të rinj.

Mediat italiane shkruajnë duke cituar burimet e tyre, thonë se termat e kontratës janë ende për tu përmbyllur.

Kompania “Fininvest” e drejtuar nga familja Berlusconi thuhet se ka hyrë në bisedime ekskluzive me grupin e investitorëve kinez në muajin Maj.

Konsorciumi kinez është në kërkim për të blerë 80% të klubit menjëherë, duke synuar që më pas të blejë atë përfundimisht./tvklan.al