Qytetet gjermane do të shpenzojnë shuma të larta për të pritur ndeshjet e Euro 2024 që janë rritur me kalimin e viteve.

Koston më të madhe e ka Berlini me një buxhet që kalon 80 milionë Eurot sipas mediave vendase.

Ato do të shpenzohen për stadiumin, zonën e tifozëve në Portën e Bradenburgut, sigurinë apo edhe shërbime të tjera për tifozët.

Berlini do të presë 6 ndeshje ku më e rëndësishmja është finalja e 14 Korrikut. Rreth 30 milionë do të shpenzojë Hamburgu ku Shqipëria do të luajë me Kroacinë dhe më shumë 20 milionë Duseldorfi ku është programuar përballja e Kombëtares së Sylvinho me Spanjën.

Afërsisht aq është edhe shuma e përllogaritur nga Dortmundi, qyteti pritës i përballjes Shqipëri – Itali. Këlni duket qyteti që do të mbajë një barrë më të ulët financiare.

14 milion Euro do t’i kushtojë zhvillimi i Euro 2024. Ndeshjet e Kampionatit Europian do t’i ndiqni ekskluzivisht në TV Klan.

Tv Klan