Disa pajisje që vishen kanë aftësinë që të përmirësojnë shëndetin tonë duke përmirësuar gjendjen tonë psiko-fizike.

“Mindset” është një aplikacion i ri i krijuar nga një gurp studentësh të universitetit “Washington University of St. Louis” dhe që në themel të tij, ka qëllimin për të menaxhuar stresin. Për të bërë këtë ai përdor disa të dhëna që vijnë nga një pajisje e cila vishet dhe që nëpërmjet disa sinjalizuesve, tregon sinjalet e stresit.

Kështu përmes këtij aplikimi për telefonat celularë, përdoruesi është në gjendje të kontrollojë gjendjen e stresit.

Por si mund të bëhet kjo?

“Mindset”, lajmëron përdoruesit nëpërmjet një njoftimi në telefon, kur niveli i stresit është mbi normën e përcaktuar.

Indikatori kryesor në veshje monitoron rrahjet e zemrës dhe i sygjeron përdoruesit mënyrën e duhur për t’i ulur ato.

Aplikacioni i jep përdoruesit një seri mënyrash meditimi për të rigjetur relaksin.

Grupi që ka zhvilluar këtë teknologji, mendon se kontrolli i emocioneve në momentet negative, është një metodë e mirë për të ulur stresin.

Objektivi, thonë ata, nuk është që të largohet menjëherë stresit, por të ulen nivelet e tij dhe në kohën  duhur të rigjehet qetësia.

“Mindset”, tashmë mund të shkarkohet nga përdoruesit që kanë sisteme Android dhe iOS, por që ai të funksionojnë se duhet duke me patjetër dhe pajisje që mund të vishet si një fit-bar./tvklan.al