Investimet në infrastrukturë dhe skemat e mbështjetjes së fermerëve ishin fokusi i ministrave Damian Gjiknuri dhe Niko Peleshi gjatë dëgjesës publike me banorët e Tepelenës. Në kuadër të turit të llogaridhënies së qeverisë, ministri i Infrastrukturës tha se Bypass-i i Tepelenës do të rrisë punësimin në zonë.

“Kemi hapur një procedurë edhe për të zgjidhur bypassin e Tepelenës, do jetë një investim goxha i madh që do krijojë mundësi edhe për punë këtu në zonën e Tepelenës. Janë 18 milionë Euro investim për këtë vepër. Shumë shpejt do të fillojmë edhe rrugën Kardhiq-Delvinë”, tha Gjiknuri.

Kurse ministri i Bujqësisë premtoi rritjen e fondeve në skemat subvecionuese të fermerëve.

“Nga qarku i Gjirokastrës, me përjashtim të ujitjes me pika ku ne pamë se kishte një interes jashtëzakonisht të madh dhe herën tjetër do ti rrisim fondet, në të gjithë skemat e tjera fituan të gjithë ata që aplikuan”.

Peleshi u ndal edhe tek reformimi i shërbimit veterinar dhe projektligji i cili pritet të kalojë në Parlament brenda muajit Korrik.

Tv Klan