Pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për marrëdhëniet me Greqinë, Athina zyrtare duket se ka zbutur qëndrimet.

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos theksoi se është në interes të dy vendeve që të kenë marrëdhënie të mira.

“Me Shqipërinë dëshirojmë që të kemi marrëdhënie të mira. Ata gjithashtu kanë interes për marrëdhënie të mira me Greqinë, dhe janë të interesuar të hapin rrugë të reja energjetike”,

tha Kammenos.

I pyetur nga gazetarët për çështjet e minoritetit grek në zonën e Himarës, ministri grek i Mbrojtjes u shpreh se e vetmja gjë që mund të arrijë qeveria shqiptare është izolimi ndërkombëtar i Tiranës.

Këto deklarata ministrit Kamenos i bëri gjatë një konference për shtyp në Selanik.

Dy ditë më parë, duke prezantuar programin e qeverisë në Parlament, Kryeministri Edi Rama tha se me Greqinë synojnë respekt reciprok, por Shqipëria nuk do të mbyllë sytë në rast padrejtësish.

 /tvklan.al