Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili u betua të premten para Presidentit të Republikës Bujar Nishani, një ditë pasi Kuvendi miratoi emërimin e tij në këte post.

Vasili zëvendësoi në këtë detyrë, Ylli Manjanin, i shkarkuar nga kryeministri në fillim të javës Në motivacionin e shkarkimit të Ylli Manjanit, në shkresën e firmosur nga Kryeministri Edi Rama thuhet:

“Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërore e grupet e interesit, për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”./ tvklan.al