Ministria e Energjisë: Do të negociojmë me tregtarët e karburanteve

Pavarësisht kërcënimit të Shoqatës së Hidrokarbureve për pezullim të shitjes së naftës dhe benzinës nëse vendosen të tarifa të shtrenjta riliçensimi për pikat e karburanteve, Ministria e Energjisë shprehet e palëkundur se tarifat e reja do të vihen.

Dritan Spahiu, thotë në një intervistë për Televizionin Klan, se për këtë çështje qeveria dhe bashkitë janë të hapura të gjejnë një konsensus me shoqëritë e karburanteve, por për të nuk ka kuptim që në fuqi të jetë tarifa e vitit 2002.

Rritja e kostove për tregtarët e karburanteve dhe transferimi i i tyre në rritjen e çmimit për konsumatorin fundor, pranohet edhe nga ministria, por ata thonë se nuk ka kuptim që një pikë karburanti të paguajë një shumë prej 100 mijë lekësh, kur aktiviteti ekonomik i tij është shumëfish më i madh.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi një vit më parë tarifën që vendosi Këshilli i Ministrave prej 5 milion lekësh të rinj për karburantet në Tiranë dhe 3 për ato në rrethe.

Tashmë ministria e Energjisë kërkon që tarifa të ulet në 3 milion për kryeqytetin dhe 1 milion për karburantet jashtë tij. Këtë proces çdo pikë e bën njëherë në 5 vite. Sot në Shqipëri ka 1400 pika karburantesh, nga 300 që ka nevojë tregu./ TV KLAN

 

 

Kategori
EkonomiTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura