Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është duke zhvilluar një vizitë punë në Tel Aviv të Izraelit. Gjatë kësaj vizite ministrja është takuar me homologun e saj, Avigdor Liberman.

Xhaçka tha se marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Izraelit kanë një rëndësi të veçantë. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Liberman, tha se vlerëson rolin e Shqipërisë për garantimin e sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Liberman:

“Vlerësojmë rolin e Shqipërisë për garantimin e sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe Izraeli ndajnë të njëjtat vlera si aleatë strategjikë për sigurinë në rajon”.

Ministrja Xhaçka shprehu gatishmërinë për memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Ftesë për bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së Izraelit për Qendrën për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë”.

Shkëmbimi i modeleve dhe kurrikulave në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak është projekt i afërt mes dy Ministrive të Mbrojtjes.

Xhaçka zhvilloi gjithashtu takime me drejtues të Këshillit Kombëtar të Sigurisë si dhe të industrisë ushtarake, SIBAT.

/tvklan.al