Ndotja në Ballkanin Perëndimor sipas Komisionit Evropian shkaktohet nga emetimet e djegies se qymyrgurit me cilësi të dobët që përbëjnë rreth 70 për qind të prodhimit të energjisë elektrike.

Serbia është vendi i pestë më i ndotur në Evropë duke lënë pas vetëm Bosnjë dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Kosovën. Serbia prodhon 68 për qind të elektricitetit të saj nga qymyri, Maqedonia veriore 60 për qind, Mali i Zi 44 për qind, Kosova 95 përqind dhe BiH 63 për qind.

Qendra evropiane për Energjinë ka deklaruar se  nga energjia e prodhuar nga 18 termocentralet me qymyrguri të vendosura në Ballkanin Perëndimor emetohen dy herë më shumë dioksid squfuri (SO2) sesa në 221 termocentralet në shtetet e Bashkimit Evropian. Ndotja e ajrit për shkak të përdorimit të qymyrit në rajon prek jo vetëm gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe shtetet anëtare të BE-së.

Maqedonia e Veriut është aktualisht i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që është zotuar të heqë dorë nga prodhimi i energjise elektrike nga termocentralet me qymyr guri. Ky shtet ka premtuar se do ti mbyllë të dy fabrikat e tij të qymyrit deri në vitin 2027. Sipas Komisionit Evropian nuk ka më vend në Ballkanin Perëndimor për t’u përdorur në termocentralet me qymyr dhe në industri.

Fondi i tranzicionit drejt energjise së gjelbërt i krijuar nga BE-ja kap vlerën 17.5 miliardë euro dhe synimi është të ndihmojë vendet dhe rajonet e Bashkimit në kalimin nga lëndët djegëse fosile në ekonominë e gjelbër. Serbia do të marrë më shumë financime nga mos përdorimi i qymyrit në termocentralet e saj ose 45 për qind të fondit të BE-së për rajonin. Termocentrali Nikola Tesla A, në Serbi, tejkalon emetimet totale të SO2 të ndotësit më të madh të BE-së, Polonisë.

BiH do të mund të marrë 35 për qind të këtyre fondeve nëse do të njoftonte braktisjen e qymyrit deri në vitin 2030. Edhe Serbia e Kosova jane deklaruar në favor të braktisjes së qymyrit në vitin 2050 dhe vitin 2040, respektivisht.

Kosova, nëse do të detyrohej të largohej nga thëngjilli deri në vitin 2030, do të merrte 24% të mjeteve të fondit.

Angazhimi i Maqedonisë së Veriut për të braktisur qymyrin deri në vitin 2027 do t’i lejonte asaj të tërheqë 13 për qind të fondit, ose pothuajse dy herë më shumë se nëse vartësia e qymyrit do të zgjatej deri në vitin 2050.

Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, vendi ynë nuk prodhon energji nga qymyri.

Brukseli ka premtuar se shtetet që fillojnë më herët braktisjen e termocentraleve që prodhojnë energji elektrike nga termocentralet do të kenë përfitime financiare shtesë si dhe një reduktim të ndjeshëm të ndotjes klimatike.

Klan News