U mbështet edhe nga PDK në opozitë

Gjykata Kushtetuese së shpejti pritet që të publikojë aktgjykimin e plotë të vendimit për rrëzimin e qeverisë Hoti. Para rreth një jave Kushtetuesja i ka vendosur për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me interpretimin e ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi.

Pasi palëve t’u dorëzohet aktgjykimi i plotë dhe i njëjti të publikohet në gazetën zyrtare atëherë menjëherë shpërbëhet parlamenti dhe presidentja në detyrë do të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ajo tashmë ka konsultuar partitë politike për datën e zgjedhjeve.

Ndërkohë Kuvendi para publikimit të aktakuzës është mbledhur për të votuar buxhetin e shtetit për vitin 2020.

“Ky projektbuxhet po kërkohet të votohet që të mos bllokohen institucionet e vendit. Në mënyrë që jeta të vazhdojë pavarësisht që kemi hyrë në fushatë elektorale”.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së kërkoi nga deputetët që të votojnë pro buxhetit. Pos mazhorancës, pro buxhetit të shtetit kanë votuar edhe disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës që janë në opozitë. 

Tv Klan