Një kafkë njerëzore është gjetur në pyjet e shtetit Durikai, pranë kufirit të Queensland, të hënën në mëngjes.

Kafka u gjet në një pjesë të largët të pyllit me shkurre, ku automjetet janë të kufizuara të hyjnë, nuk ka asnjë objekt dhe kampingu është i ndaluar.

Agjencia Courier Mail, njofton se personi i cili ishte duke ecur dhe rastësisht u përplas në kafkë, ka lajmëruar menjëherë policinë dhe vendi u deklarua një skenë krimi.

Mbetjet e gjetura do të dërgohen për analiza mjeko-ligjore me shpresën për identifikimin e të ndjerit

Një zëdhënëse e Policisë së Queensland  tha për Daily Mail Australia se “duket sikur kafka ka kohë që ka qenë në atë vend.”

Pylli i shtetit Durikai ishte një vend i preferuar për kërkuesit e arit, ndërsa tani pjesë të mëdha të tij janë mbyllur dhe policia po vazhdon hetimet./tvklan.al