Një mjek pranë Spitalit Rajonal Korçë dhe administratorja e një firme janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi kishin fshehur aksidentimin në punë të një punëtori.

Sipas policisë së Korçës, ka nisur procedimi penal për 57-vjeçarin K.M, me detyrë mjek pranë Spitalit Rajonal Korçë dhe 41-vjeçares Xh.G, administratore në një firmë mermeri.

Sipas raportimeve paraprake mësohet se me datë 23 Mars, në ambientet e firmës së mermerit, është aksidentuar duke prerë mermerin 40-vjeçari Ll.L, banues në Korçë.

Mjeku pasi i ka dhënë ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës, nuk ka kryer raportimin përkatës të rastit pranë organeve të Policisë. Ndërsa administratorja e firmës, dyshohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.

Aktualisht shtetasi Ll.L, ndodhet në Tiranë nën kujdesin e mjekëve./tvklan.al