ruzhdiu vrases

Rruzhdi Arrishta, 52- vjeçari që vrau nënkomisarin e FNSH, Simon Gjeta dhe që më pas mbeti viktimë e shkëmbimit të zjarrit me Forcat RENEA në fshatin Oblik, ishte një person me probleme të theksuara mendore, për të cilat ishte trajtuar në Klinikën Neurologjike të Shkodrës.

Mjeku neuro – psikiatër, Gjon Preçi, që e ka trajtuar Arrishtën thotë se, nëse policia do të kishte informacion të plotë mbi sjelljet dhe natyrën e tij, do të kishte marrë në konsideratë edhe shkallën e rrezikut që ka një person i tillë kur është i armatosur.

Problemet mendore të Arrishtës janë tashmë pjesë e dosjes hetimore për ngjarjen e 1 tetorit, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH- së, Simon Gjeta. Hetuesit po verifikojnë si është zbatuar plani operacional i policisë së Shkodrës dhe më pas a është respektuar protokolli i RENEA –s dhe për rastet se kur një person mund të qëllohet prej tyre.

Tv Klan