Sali Shijaku

Piktura e Sali Shijakut rikthehet në muret e Galerisë Kombëtare të Arteve, në ekspozitën e parë vetjake post komuniste.

Ekspozita është ecejakja e piktorit, nga autoportreti në moshë të re, te tablotë me peëmbajtje të realizmit socialist dhe më pas te çlirimi i penelit, aty ku subjektet shpëtojnë nga vargonjtë dhe kridhen në ngjyra e stil, për tu mbyllur me një tjetër autoportret të fundit të artistit 82 – vjeçar.

I njohur për të famshmen “Vojo Kushi”, tabloja e cila merr vlerë për detajin e këmbës zbathur të heroit, Sali Shijaku tregon sesi mundi ta shpëtojë nga censura.

Ai nuk ka asnjë merak për atë që i dhuroi artit shqiptar, por ka disa rezerva kur vjen fjala për vëmendjen e institucioneve ndaj kulturës.

Numërohen mbi 1500 vepra të realizuara nga mjeshtri Sali Shijaku. Në këtë prezantim janë përzgjedhur 73 piktura, disa prej të cilave pjesë e koleksionit privat. Ato mirëpresin vizitorët deri në 28 Qershor në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Tv Klan