I ftohti i ktyre dy ditve që ka përfshirë Librazhdin ka krijuar shumë probleme. Gjithë aksi rrugor Mirakë- Librazhd –Prrenjas- Qafë Thanë është i mbuluar nga një shtresë akulli, i cili nuk është eleminuar as nga skorjet dhe kripa që hedhin punonjsit e Drejtorisë së Rrugve. Të gjitha makinat, që lëvizin pa zinxhir, janë bllokuar e gjobitur, thonë Specialistët e Qarkullimit Rrugor. Ndërkohë aksidentet e rënda janë shmangur duke regjistruar vetëm përplasje të lehta të makinave. Temeraturat e ulta, që shkojnë deri në minus pesëmbëdhjetë gradë, kanë krijuar probleme edhe në ecurinë e proçesit mësimor. Në shumë shkolla të tjera mësimi është ndërprerë, ndërsa në disa të tjera orët janë bërë të reduktuara. Probleme ka pasur edhe në furnizimin me energji elektrike, pasi si pasojë e erës së fortë shumë linja janë këputur. Prej dy ditësh janë pa drita disa fshatra si Polis-Mirakë, Polis-Gurëz, Stërblevë-Hotolisht e të tjerë. /tvklan.al