Edvin Murati nuk arriti të luante në fazën finale të një Europiani, por tani është pjesë e stafit të Kombëtares si organizues në Francë, një vend që e njeh mirë. Ish-mesfushori u intervistua nga UEFA.com.

“Ekipi është mirë, humbëm një ndeshje duke luajtur me dhjetë vetë. Djemtë po japin maksimumin. Nuk ndodh çdo ditë të luash në Europian. Ne pamë në sfidën me Zvicrën se treçereku i stadiumit ishin tifozë shqiptarë, në Marsejë do të jenë më shumë. Më vjen keq që nuk është Loriku, ai ka patur një karrierë të madhe, por humbi ndeshjen që nuk duhet humbur” – tha Murati për faqen zyrtare të UEFA-s.

Ai përmendi edhe pritshmëritë e Shqipërisë në këtë debutim. “Nuk kemi çfarë të humbasim, presioni është mbi Francën. Ne e arritëm qëllimn tonë duke u kualifikuar për fazën finale. Futbollistët duhet të luajnë të lirë, të argëtohen dhe krijojnë një përshtypje të mirë për Shqipërinë” – sqaroi Edvin Murati.

Tv Klan