Lëvizje edhe në Premier League. Shkodran Mustafi pritet të kalojë te Arsenali dhe për këtë Valencia nuk e grumbulloi për takimin e radhës në kampionat.

Konfirmimi erdhi nga trajneri Arsen Venger, gjatë një konference për mediat, duke thënë se përforcimet do të kryhen brenda afatit.

Mustafi do të kushtojë rreth 40 milionë euro dhe do të firmosë për 5 vjet. Shkodran Mustafi gjen tek Arsenali një tjetër lojtar me prejardhje shqiptare, Granit Xhakën, edhe ai i afruar këtë verë.

Tv Klan