Një grup naftëtarësh të rafinerisë ARMO në Fier janë ngjitur në kullat e larta të uzinës për të kërkuar kthimin në punë të saj.

Edhe pse oxhakët janë 33 metra të lartë, kjo nuk i ka trembur punonjësit që të protestojnë në këtë formë, ku përveç vënies në punë të rafinerisë kërkuan pagat që nuk kanë marrë dhe siguracionet që ARMO ka dy vite pa i paguar.

Rafineria e Fierit ka ndalur punën prej 5 muajsh duke lënë pa paguar 150 punonjësit e saj. Kjo nuk është protesta e parë që naftëtarët bëjnë për të kërkuar të drejtat e tyre, por deri më sot situata nuk ka ndryshuar.

Tv Klan