…“Duhet të fillojmë ta njohim vetveten më shumë”…

Mënyrat janë disa. Ajo për të cilin Ilire Vinca, një emër i njohur i skenës së Kosovës e përtej, një aktoreje karriere flet, është dendësimi i bashkëpunimit mes artistëve. Në Tiranë e solli “Natën Ma”, drama me regji të Ema Andreas e që po ngjitet suksesshëm në teatrin “Metropol”. Që në lexim të parë të veprës vlerësuar me “Pulitzer” Ilire Vinca, e bëri të sajin personazhin e Thelmës, gruas së vesë që po jeton orët e fundit me të bijën e divorcuar pasi ajo i komunikoi vendimin pa kthim, vetëvrasjen.

Dramaturgia amerikane Marsha Norman analizon zbrazëtinë e qënies njerëzore, mospranimin e tjetrit që nuk ndan të njëjtën etikë me ty, mungesën e lirisë së zgjedhjes, fshehjen e së vërtetës për hir të dashurisë apo të jetosh pa-ditur qëllimin e ekzistencës.

 “Natën Ma” nuk është një vepër për vetëvrasjen fizike por për atë shpirtërore, vrasjes që i bëjmë çdo ditë gjërave që i japin kuptim jetës.

Me tekst të përkthyer nga Jonida Beqo, “Natën Ma” deri në 6 Maj ka shumë mesazhe për ti dhënë publikut në teatrin “Metropol”.

Tv Klan