Çmimet Letrare “At Zef Pllumi” prej vitesh janë kthyer në një traditë për skenën letrare shqiptare. Në edicionin e këtij viti që përkon edhe me 100-vjetorin e tij të lindjes morën pjesë në konkurs 28 shkrimtarë nga e gjithë Shqipëria.

Juria vlerësuan me çmime të para në prozë shkrimtarët Preç Zogaj e Bashkim Shehu, ndërsa çmimi i parë në publicistikë shkoi për Shaban Muratin. Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se kjo traditë ka ngjallur jetën kulturore dhe afron edhe më shumë lexuesit me autorët e librave.

Gjithashtu në këtë edicion të çmimeve “At Zef Pllumi” u vlerësuan edhe figura të tjera. Me Çmimin e Karrierës në Publicistikë u vlerësua Frano Kulli, Çmim Karriere në Prozë, Thanas Medi dhe një Çmim Nderi në Memurialistikë iu akordua Pashk Pervathit. Gjithashtu u akorduan dhe dy çmime nderi për shkrimtarët Namik Dokle dhe Ahmet Premçi.

Tv Klan