1

Kyle Jean – Baptiste, aktori i Broadway është ndarë nga jeta një ditë më parë, pasi u rrëzua nga shkallët e emergjencës në shtëpinë e nënës së tij.

21 – vjeçari nga Brooklyn bëri histori me rolin që e ktheu në aktorin më të ri në moshë dhe të parin afro – amerikan që do të luante Jean Valjean tek “Les Miserables”, rol ky i luajtur më 2012 nga Hugh Jackman.

E gjithë familja e “Les Miserables” është e shokuar nga humbja e papritur dhe tragjike e Kyle, një i ri i talentuar dhe një person i jashtëzakonshëm, që bëri magji dhe histori me debutimin e tij në këtë film, është shprehur një përfaqësues i Broadway për BroadwayWorld./tvklan.al