Ndahet nga jeta Dritan Prifti



Ish-ministri i Energjetikës Dritan Prifti është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Prej më shumë se një viti, Dritan Prifti kurohej pasi vuante nga një sëmundje e rrallë e gjakut.

Kohët e fundit, Prifti i ishte nënshtruar një operacioni të vështirë jashtë shtetit, pas të cilit nuk kishte pasur përmirësime.

Ish-ministri i Energjetikës kishte marrë mjekim fillimisht në Itali dhe më pas ishte transferuar në një klinikë të specializuar në Gjermani. Dritan Prifti u kthye në Shqipëri ditën e djeshme pas trajtimeve mjekësore jashtë shtetit.

Për këtë arsye, Dritan Prifti ishte tërhequr edhe nga politika dhe këtë e kishte bërë të ditur në një postim në Facebook më 30 prill, përpara zgjedhjeve të 25 qershorit./tvklan.al

Kategori
AktualitetLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
1 Koment
  • Riku
    12 Tetor 2017 at 21:22
    Përgjigju

    Ngushullime familjes

  • Përgjigju

    *

    *