Kishin hyrë nga Greqia me destinacion Europën

38 emigrantë nga Irani dhe Iraku janë ndaluar në Novoselë të Vlorës. Ata kishin mbërritur nga Greqia në Shqipëri me qëllim për t’u larguar drejt Europës.

Emigrantët e paligjshëm janë ndaluar teksa ishin duke lëvizur në këmbë. Ata janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës për t’u marrë deklaratat dhe më pas janë dërguar në qendrën e emigrantëve në Tiranë.

Tv Klan