Ashtu siç e kishte lajmëruar, trajneri i Kombëtares Italiane të Futbollit, Gian Piero ventura ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, që do të luhet në Palermo më 24 Mars dhe miqësoren më Holandën 4 ditë më pas.

Mbrojtësi i Atalantas, Leonardo Spinazzola dhe ai i Interit, Danilo D’Ambrosio janë futbollistët e thirrur për herë të parë mes 25 të grumbulluarëve. Është ftuar sërish Manolo Gabbiadini, pas formës shumë të mirë të paraqitur në Premier League me Southampton. Nuk mungojnë as Lorenzo Insigne, që po kalon një moment të jashtëzakonshëm me Napolin.

Kombëtarja Italiane do të nisë grumbullumin këtë të diel, në Coverciano, ku do të stërvitet deri një ditë para ndeshjes së Palermos.

Gianni De Biasi do ta bëjë publike listën e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare ditën e hënë.

Tv Klan