“E gjithë vija bregdetare nga plepat deri në Golem është ndotur masivisht nga mbeturina të gjithëllojshme, duke krijuar një situatë aspak të këndshme në sytë e vizitorëve dhe turistëve që frekuentojnë këto zona në këtë stinë të vitit.”

Kur na ndajnë pak javë nga hapja e sezonit turistik, bregdeti i Durrësit dhe Kavajës ofrojnë këtë panoramë. Mbeturina plastike dhe jo vetëm kanë dalë në breg të detit.

Kanë mjaftuar disa orë erë që përfshiu bregdetin e Adriatikut për të nxjerrë gjithçka të hedhur nga dora e njeriut në sipërfaqe.

Në një gjatësi prej katër kilometrash i gjithë brezi ranor është mbushur me mbeturina duke ndotur sipërfaqen e vijës bregdetare.

Për këtë arsye në terren kanë dalë punonjës të ndërmarrjes së pastrimit, të cilët që prej orëve të para të mëngjesit po punojnë për grumbullimin dhe largimin e të gjitha papastërtive.

Autoritetet lokale bëjnë përgjegjës qytetarët për situatën e përsëritur, të cilët i shkarkojnë mbeturinat e tyre në lumenj apo kanale kulluese, të cilat më pas përfundojnë në det.

Tv Klan