FierzaNjë anije për të pastruar liqenin e Fierzës. Ky është projekti i fundit që ka ndërmarrë Ministria e Mjedisit për të frenuar ndotjen e këtij liqeni. Një fond prej 100 mijë eurosh i lëvruar nga qeveria do të përdoret për të blerë një anije e cila do të qëndrojë gjatë gjithë kohës në ujërat e Fierzës për pastrimin e sipërfaqes së liqenit nga mbetjet.

Për pastrimin e liqenit të Firzës janë ndërmarrë aksione të përditshme me varka të vogla peshkimi dhe ndihmën e nxënësve të shkollave. E megjithatë sipërfaqja e tij vazhdon të jetë e ndotur. Mbeturina vijnë nga komunat e qarkut të Kukësit por edhe nga Kosova, përmes lumit Drin.

TV KLAN