Banorët thonë se duhen hetuar personat e pasur që ndërtojnë pishina private duke përdorur burimet lokale

Valle de Bravo, është një vend i njohur për të pasurit dhe personazhet e famshëm në Meksikë që shpesh zgjedhin të kalojnë fundjavën këtu. Megjithatë, kjo zonë nuk është më tërheqëse si dikur për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike.

Mario Garcia, peshkatar prej më shumë se 30 vitesh, tregon duke bërë me shenjë një kamion të kuq në distancë rreth 100 metra larg dhe thotë se aty fillonte uji i liqeneve të zonës. Diga është në më pak se 32% të kapacitetit të saj, një nivel më i ulët historik, sipas të dhënave të disponueshme të qeverisë, ekspertëve dhe zyrtarëve lokalë. Qyteti Valle de Bravo “ushqen” Sistemin Cutzamala, një rrjet infrastrukture që është burimi i ujit për rreth 6 milionë njerëz. Por qyteti i rrethuar nga liqenet po përballet me një rënie drastike të nivelit të ujit për shkak të reshjeve të pakta. Ashtu si shumë njerëz që fitojnë nga sektori i turizmit, të ardhurat e Garcias kanë rënë ndjeshëm pasi nivelet e ulta janë shumë të ulëta dhe ka bërë që turistët e huaj të heqin dorë nga sportet ujore.

“Kam pasur gëzimin të shoh liqenin plot me ujë kur isha 8 vjeç dhe tani duhet të shoh se si ai po thahet”.
Ndërsa disa lagje në Mexico City kanë qenë pa ujë për javë të tëra, këto pishina private në Valle de Bravo janë shfaqur si një simbol i aksesit të pabarabartë në burimet ujore çka ka zemëruar shumë njerëz në këtë komunitet i cili varet nga turizmi.

“Unë mendoj se nëse këto liqene do të përdoreshin siç duhet për të shpërndarë ujin në komunitetet të cilat kanë probleme, do të kishte një qëllim më të drejtë dhe nuk do të ishte jo një qëllim individual. Nuk e di vërtet se sa na prek të gjithëve që këto ferma të kenë akses në atë ujë, por patjetër që ka mendime pro dhe kundër. Mendimi im do të ishte se do të doja të mos ekzistonin këto liqene private.”

Pika e ndezjes së debatit vjen ndërsa tensionet rreth mungesës së ujit rriten në të gjithë Meksikën. Protestuesit nga Valle de Bravo këtë muaj bllokuan trafikun pranë zyrave të Komisionit Kombëtar të Ujit të Meksikës në Mexico City. Ka shumë faktorë të tjerë që kontribuojnë në problemet e ujit. Vitet e pakësimit të reshjeve, zhvillimi i shpejtë dhe shpyllëzimi kanë kulluar lumenjtë, përrenjtë dhe ujëvarat lokale.

“Është shumë egoiste nga këta njerëz që të kenë këto liqene me këto nivele uji kur familjet varen 100% nga ky ujë dhe ata po preken shumë. Ne e dimë që kjo nuk është një çështje lokale; nuk po ndodh vetëm në Valle de. Bravo. Ne e kuptojmë që është një krizë globale e ujit, por kjo është diçka që po e përjetojmë këtu dhe po e jetojmë nga afër. Është shumë, shumë shqetësuese sepse qindra familje janë të prekura.

Kur menaxhohen me përgjegjësi, liqenet dhe digat private mund të rrisin biodiversitetin duke tërhequr zogj dhe kafshë, sipas Jose Rosas, një ekspert i mjedisit që ka projektuar sisteme për shumë nga pronarët e fermave të zonës. Sipas Michelle Nunez, presidentja komunale e Valle de Bravo është e vështirë të llogaritet ndikimi që kanë individët e pasur që kanë rezidencat e tyre në këtë zonë dhe përdorin burimet ujore të komunitetit.

Ajo kërkon që pronarët e liqeneve private t’i nënshtrohen inspektimeve për të provuar se ata po përdorin reshjet për të mbushur liqenet e tyre artificiale apo pishinat dhe që nuk janë duke përdorur në mënyrë të paligjshme burimet lokale. Për vendasit, disa prej të cilëve e kanë kaluar jetën e tij duke punuar me burimet ujore të zonës, ndryshimi do të jetë një sfidë e madhe, veçanërisht kur komunikimi midis pronarëve të pasur të pronave dhe komuniteteve lokale nuk ekziston.

Klan News