Një 26-vjeçare me inicialet V.Sh, banuese në fshatin Pojan, Maliq që prej 1 jave është larguar nga banesa pa lënë adresë mbi vendndodhjen e saj, duke braktisur 2 fëmijët e mitur.

Ajo që ka bërë deklaratën në Komisariatin e Policisë Maliq ka qenë mamaja e vajzës, 59-vjeçarja me inicialet A.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Policia po punon për gjetjen e saj./tvklan.al