Pas mbërritjes së opinionit të Venecias maxhoranca dhe opozita do të ulen  në tryzën e reformës në drejtësi. Mbledhja e komisionit të posacëm parlamentar është parashikuar të mbahet pasditen e së hënës, ku opozita ka konfirmuar se do të jetë e pranishme.

Më shumë sesa një diskutim mbi rekomandimet e ekpertëve të Venecias, palët do të takohen për të përcaktuar mënyrën sesi do të zbatohen ato.

Maxhoranca përmes kryetarit të komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka konfirmuar se është e gatshme të përmbushë rekomandimet e Venecias, për t’i siguruar opozitës përfaqësim në të gjitha institucionet e drejtësisë.

Opozita ka vëne si kusht uljen në një tryezë politike për të gjetur konsensusin.

Ajo që ndan qartazi maxhorancën dhe opozitën në qëndrimet e tyre ka të bëjë me Byrone Kombetare te Hetimit dhe përdorimin e shumicës së cilësuar që do të përdoret nga parlamenti në zgjedhjen e anëtarëve te keshillit te larte te drejtesise dhe disa institucione te tjera.

Per Byrone, ashtu si në opinionin e ndërmjetëm të 21 dhjetorit, Komisioni i Venecias i rekomandon qeverisë që Njesia e Posacme Hetimore të jetë pjesë e sistemit të Prokurorisë.

Ndërsa për shumicën e cilësuar nwse palët politike të përfshira në process nuk bien dakord, atëherë Venecia rekomandon të zgjidhet një sistem proporcional që garanton që opozita të ketë përfaqësim në këto organet të drejtësisë.

Tv Klan