Nën moton

“Të njohim Shqipërinë”

354 turistë gjermanë kanë sfidur motin e keq duke kryer një udhëtim me biçikleta, të nisur nga Vlora në drejtim të Fierit e Apolonisë.

Të mbërritur në portin e Vlorës me kroçerë nga Kotorri i Malit të Zi, turistët do të qëndrojnë në Shqipëri për disa orë.

Pavarësisht viteve mbi supe, ata kanë sfiduar edhe motin me reshje të dendura duke udhëtuar me biçikleta.

Vetë turistët shprehen se pasi visituan disa qytete të tjera të vendit, ata kanë zgjedhur të ndalojnë dhe në Vlorë për disa orë, e më pas do të vijojnë drejt Greqisë.

Gjatë udhëtimit drejt Fierit dhe Apolonisë turistët janë shoqëruar edhe nga forcat e policisë, në një ditë që, sipas tyre, do të vlejë për të njohur edhe më shumë Shqipërinë, bukuri e së cilës dëshirojnë t’i prezantojnë më pas në vendin e tyre./tvklan.al