Vëzhguesit e ONM-së kanë dorëzuar në Kuvend raportin me rekomandimet për kandidatët e Shoqërisë Civile që garojnë për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë shefja e ONM-së, Genovefa Ruiz Calavera, e cila ka postuar edhe një foto të momentit kur raporti i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i dorëzohet sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj.

Në këtë postim, Calavera thekson se ky hap është thelbësor për të vijuar më tej me formimin e organeve të vetë-qeverisjes në drejtësi.

/abcnews.al