Kryesia socialiste u thirr nga kryeministri Rama për të analizuar situatën brenda koalicionit të majtë pas shkarkimit të ministrit të LSI, Ylli Manjani.

Në dalje të mbledhjes që zgjati afro 60 minuta zëvendëskryeministri, Niko Peleshi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njeri pas tjetrit me deklarata të sinkronizuara thanë se aleanca me LSI është strategjike, dhe jo taktike dhe tejkalon një mandat.

Sa i takon shkarkimit të Manjanit ata e shikojnë atë si të drejtë, pasi është kryeministri që në varësi të performancës së ccdonjërit prej tyre vlerëson ata që duhet të rrinë apo të largohen nga ekipi i tij qeverisës.

Si Peleshi, ashtu  dhe Veliaj shprehen bindjen se Partia Socialiste do të jetë serish forca fituese që do të qeverisë vendin edhe pas 18 qershorit. Tv Klan

 

Ora: 18:30 Mbledhja e Kryesisë, Deklarata e Niko Peleshit 

Partia Socialiste ka mbledhur pasditen e sotme kryesinë. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ka qenë zëvendëskryeministri Niko Peleshi që ka folur për mediat. Peleshi u shpreh se Partia Socialistë ka vetëm një qasje strategjike dhe jo taktike.

Ishte një mbledhje e zakonshme e kryesisë, rutinë, që si mbledhjet e tjera i vlen organizimit të Partisë Socialiste, për të përçuar mesazhin dhe nevojën e mbështetjes popullore. Duke u përgatitur për zgjedhjet e radhës. Kemi të nevojshme të përçojme në komunitet mesazhet dhe nevojën e një bashkëpunimi dhe mbështetje të misionit tonë të qeverisjes. Ky është fokusi ynë i pandryshuar.

Edhe në emër të kryesisë mund të rikonfirmoj, ne kemi vetëm një qasje strategjike dhe jo taktike. Nuk është në dorë tonë që parti në koalicion të kenë qasjet e tyre taktike, por kjo nuk ndryshon qasjen tonë strategjike të koalicionit në bashkëqeverisje. Kështu është sot dhe kështu do të jetë edhe nesër. Le ta dëgjojnë të gjithë komuniteti, populli, por edhe partitë tona aleate, se strategjia jonë për të qeverisur vendin në ritmin e reformave, të cilat nuk janë të thjeshta dhe kërkojnë punë të palodhur, nuk na lenë vend për taktika. Ne mund të mirëkuptojmë se partitë në koalicion kanë taktika të tyre

“./tvklan.al