Maturantët që duan të ndjekin një universitet, privat apo publik, apo edhe ato që nuk kanë mesataren 6 dhe duhen të ndjekin kurset 2-vjeçare duhet me parë të paguajnë tarifën e regjistrimit prej 2 mijë lekësh, e cila do tu hap udhën për plotësimin e formularit me fakultette ku duan  të shkojnë.

Renditja e degëve nuk ka rëndësi. Për tu bërë pjesë e universiteteve private maturantët duhet ta shënojnë atë në listën e preferencave.

Faza e plotësimit të formularëve do të zgjas nga 1 deri në 10 Gusht, ndërsa fituesit nga raundi i parë do të shpallen nga fakultetet në 5 Shtator. Ata që humbasin mundësinë e parë do të ketë një tjetër në fazën e dytë.

Tv Klan