Banka e Shqipërisë ka nisur falimentin për 7 kompani që kanë pjesën më të madhe të tortës së kredive të këqija.

Në raportin vjetor të mbikëqyrjes thuhet se nga 35 korporata të cilat kanë 650 milion dollarë hua me probleme në banka, 7 prej tyre nuk kanë mundur dot të ristrukturohen, ndërsa të tjerat janë në proçes.

Raporti thotë se edhe pse 2016-ta pati një rënie të kredisë me probleme, kreditë e humbura të cilat klasifikohen si të vonuara dhe që bankat nuk kanë më shpresa të rikuperohen u rritën.

Në strukturën e kredisë bankare, biznesi rezulton të ketë marrë më pak kredi se individët, ndërsa mënyra e parë e financimit për të është overdrafti.

20% e kredisë së marrë nga sipërmarrësit, afro 1.1 miliard dollarë është e regjisturuar në zërin overdraft.

Banka e Shqipërisë shprehet në raportin vjetor të mbikëqyrjes së sistemit bankar se nuk ka risqe të mëdha dhe sektori është i mbrojtur, ndërsa të vetmet humbje që mund të pësojnë bankat janë ato që mund të vijnë nga ndryshimi i kursit të këmbimit. TV KLAN