Ky vit i ri shkollor ka nisur normalisht dhe pa masa anticovid ndryshe nga dy vitet e shkuara.

Tradita shumëvjeçare e vogelushëve vijon, të gjithë përpos çantës së shkollës, nuk kishin harruar buqetat me lule për mesuesit e tyre

Lumturia e tyre në ditën e parë ishte mëse e dallueshme veçanërisht për ata që uleshin për herë të parë në bankat e shkollës.

Shkolla 9-vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë mbetet ndër institucionet e preferuara arsimore me 4 klasa të para sipas drejtoreshes Mimoza Hamza

Ndërkohë kryeministri Edi Rama zgjodhi shkollën “Jeronim De Rada” në ditën e parë të shkollës duke vënë theksin tek kurrikula e re e Teknologjise së informacionit   

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka shtuar se “sistemi për mësimin e teknologjisë dixhitale do të shtrihet në të gjithë vendin. Kjo është gjenerata tjetër. Janë 100 laboratorët e parë që ne i instalojmë në bashkëpunim me AADF.

Ndërkohë kemi programin me Bankën Botërore dhe ndërkohë kemi edhe një plan që të mbështesim edhe ne nga pikëpamja buxhetore, duke bërë që i gjithë ky sistem të përhapet në të gjitha shkollat e vendit në një kohë të arsyeshme)

Për herë të parë këtë vit shkollor nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë do të marrin dijet e para me të njëjtën abetare të unifikuar shqipe.

Klan News